Perimet dhe qumështi dominojnë prodhimin bujqësor, zënë 58 % të totalit

Tuesday, 03 September 2019 10:14

Bujqësia shqiptare vazhdon të jetë sektori me peshën më të lartë në ekonominë shqiptare me rreth 19 për qind të totalit të PBB-së, ndërsa shihet se prodhimi është i përqendruar së shumti në tek qumështi dhe perimet.

Sipas të dhënave të fundit mbi prodhimin bujqësor të publikuara nga INSTAT, peshën më të mëdha në prodhimin bujqësor shqiptar e kanë perimet me gati 58 për qind të totalit në vitin 2018.
Pesha e perimeve në totalin e prodhimeve bujqësore ka pasur një rritje të shpejtë sidomos në dekadën e fundit për shkak të nxitjes që erdhi nga kërkesa për eksport.

Pas perimeve e prodhimi i qumështit dhe i mishit kanë peshën më të madhe në sektorin e bujqësisë me nga 19.1 për qind secila. Duke qenë një vend me terren te thyer, Shqipëria ka potenciale të larta për mbarështimin e të blegtorisë dhe prodhimeve të saj, por kufizimet në eksport të prodhimeve shtazore në BE e kanë lënë sektorin të zhvillohet ende nën potenciale.

Prodhimi i mishit gjithashtu zuri vendin e tretë në totalin e prodhimit bujqësor n me rreth 19 për qind më 2018. Përveç mishit, qumështit dhe primeve dhe frutave, pjesa e tjetër e bujqësisë, të tilla si vreshtat, ullinjtë, drithërat, agrumet dhe bimët industriale kanë një peshë mjaft të ulet (shih grafikun bashkëngjitur).

Bujqësia shqiptare ende vuan prej fragmentarizmit të tokës bujqësore, ku fermeri e ka të vështirë që të krijojë ekonomi shkalle. Në të njëjtën kohë sektori i bujqësisë ka vuajtur edhe mungesën e politikave të qëndrueshme për të nxitur zhvillimin e sektorit. Fermerët vijojnë të mbjellin në mënyrë të paorganizuar dhe janë të pa orientuar me tregun rajonal apo më gjerë.

Bujqësia është sektori më pak i paguar i ekonomisë shqiptare. Një i punësuar në bujqësi paguhet mesatarisht nën 290 euro, gati 30% më pak se paga mesatare e vendit.

Por edhe pse me nivelin me një nivel të ulët pagese, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të forcës punëtore në këtë sektor krahasuar me rajonin. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 40.2% e forcës punëtore i përkiste sektorit të bujqësisë, me një diferencë të thellë me vendet e rajonit. Në Bosnje dhe Hercegovinë, forca punëtorë në sektorin e bujqësisë ishte rreth 19.2%, ndërsa në Serbi 19%. Në Maqedoni të punësuarit në bujqësi përbënin rreth 16.4% të forcës punëtore, kurse Mali i Zi ka shënuar përqindjen më të ulët me vetëm 7.6% të të punësuarve në sektorin bujqësor.

Për fat të keq, ndonëse, ka një përqindje të konsiderueshme të burimeve njerëzore në këtë sektor, ata janë jo produktiv. Në krahasim me vendet e rajonit, vlera e shtuar për çdo të punësuar në ekonomi është më e vogla. Krahasuar me Malin e Zi që kishte përqindjen më të ulët të të punësuarve në këtë sektor në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vlera e shtuar në ekonomi është 5 herë më e vogël, sipas të dhënave të Bankës Botërore./Monitor/

Tregu 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...