Nga 2020 do të mund të keni në dorë kartmonedhën 10 mijë lekëshe

Premte, 13 September 2019 17:24

Kartmonedha më e re 10 mijë lekë e cila do të dalë në qarkullim në 2020 do të ketë si portret poetin e mirnjohur Asdreni , do të ketë të gdhendura vargje nga himni kombëtar dhe do jetë në ngjyrë të kuqe. Drejtori i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë ka sqaruar se seria e re do të ketë elementë të lartë sigurie që shmangin mundësinë për falsifikim. Ndërkohë që prej 30 shtatorit në qarkullim do të hidhet prerja e re 200 lekë dhe 5 000 lekë.

Për herë të parë në 2020 shqiptarët do të kenë në dorë një kartmonedhë 10 mijë lekëshe. Seria e re e kartmonedhës prej 10 mijë lekësh do të ketë si portret poetin e mirënjohur Asdrenin, vargjet e himnit kombëtar dhe do të mbajë ngjyrën e kuqe si të flamurit.

Drejtori në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë sqaron se kjo do të jetë prerja e fundit dhe më e madhe që do të futet në qarkullim.

Virjon Lalollari: "Monedha 10 mijë lekë do të ketë si tematikën e saj himnin e flamurit të shoqëruar me një pasazh të himnit kombëtar dhe një pentagram të stilizuar dhe njëkohësisht do të shoqërohet me portretin e Asdrenit. Ngjyra dominante e kartmonedhës do të jetë e kuqja."

Ndërkohë në fund të muajit shtator në qarkullim do të hidhet seria e re e kartmonedhave 200 dhe 5000 lekë.

Drejtori i Emisionit në Bankën e Shqipërisë thotë se kartmonedhat ekzistuese do të vijojnë të përdoren krahas atyre të rejave.

Virjon Lalollari: "Karmonedhat e serisë ekzistuese 200 dhe 5000 lekë së bashku me kartmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekë do të vazhdojnë të jenë në qarkullim dhe të kenë të njëjtën vlerë."

Seria e re e kartmonedhave është prodhuar nga kompani ndërkombëtare, një gjermane dhe një angleze.

Banka e Shqipërisë ka publikuar në ambientet e godinës qëndrore serinë e re të kartmonedhave ku çdo qytetar i interesuar mund ti shohë nga afër para se të hidhen në qarkullim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...