Shqipëria në mbijetesë, tre qarqet që shpenzojnë mbi 50% të buxhetit mujor për ushqime

E Enjte, 26 September 2019 08:33

Berati, Dibra Durrësi dhe Elbasani e rritën buxhetin e tyre mujor për ushqime me 2018 më shumë se vitet e tjera. Sipas të dhënave të INSTAT në kato tre qarqe të vendit gati 50 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për të plotësuar nevojat ushqimore. Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend, ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën.

Në vitin 2018 ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Në Berat 52.4 për qind e shpenzimeve mujore shkuan për ushqime, duke u rritur me gati 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë. Gjithashtu dibranët çuan më shumë se 51 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe po në këtë masë edhe durrsakët. Gjithashtu Elbasani Fieri dhe Gjirokastra shpenzuan për ushqime më shumë se mesatarja kombëtare me mbi 47 për qind të buxhetit mujor.

Në tiranë familjet çojnë 39.7 për qind të buxhetit për ushqime, niveli më i ulët në shkallë vendi pas Vlorës e cila çon vetëm 39.6% të buxhetit të saj për ushqime.

Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...