Shkelje e të drejtave njerëzore dhe kushteve të punës në Shqipëri

Hënë, 30 September 2019 21:45

Në Tiranë u publikua të hënën një studim mbi kushtet e punës në kompanitë Call Centers.

Vëzhguesit zbuluan një mori shkeljesh mbi të drejtat njerëzore dhe kushtet e punës.

Organizata "Together for Life" publikoi sot një studim krahasues mbi kushtet e punës, të drejtat dhe legjislacionin në sektorin e Call Centerave.

Ky sektor është një ndër 10 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, ku megjithë fitimet e mëdha, kushtet e punës janë të vështira.

Në të janë punësuar mbi 25 mijë persona dhe mbulon rreth 5% të prodhimit të përgjithshëm bruto.

Vëzhguesit zbuluan një presion të lartë prej ngarkesës së punës, si dhe mungesa në kujdesin shëndetësor, fizik e mendor, si dhe mungesa e perspektivës për karrierë profesionale.

Të tjera mungesa janë kushtet e punës, si cilësia e dobët teknologjike, zhurmat e pajisjeve të punës, të cilat shkaktojnë stres dhe dëmtime serioze në mirëqenien e punëtorëve.

“Studimi vëren se punëtorët vuajnë nga lodhja, pagjumësia, dëmtime të syve, veshëve dhe gjymtyrëve. Mbi 60% e punëtorëve në sektorin e Call Center janë të punësuar part-time, megjithatë ata janë mbi 25 mijë persona dhe për ta paguhen sigurime shoqërore e shëndetësore bazuar në pagën minimale” - thotë Arlinda Shehu, përfaqësuese e organizatës “Together for Life”.

Afro tre të katërtat e të rinjve të punësuar në këtë sektor janë vajza e gra, ndërsa rreth 80% e të punësuarve në këtë sektor janë të moshave universitare 18 - 30 vjeç.

“Kushtet e punës janë të pasigurta dhe jodinjitoze, ndërsa punëtorët nuk kanë të drejtën për sindikalizëm, për dialog social dhe të drejtën për mbrojtje sociale. Punëdhënësit shpesh nuk i paguajnë operatorëve orët e punës jashtë orarit dhe ky abuzim është i theksuar në veprimtarinë e tyre” - thotë Plejada Gugashi përfaqësuese e Olof Palm International Center.

Madje punëtorët shpesh përballen me presion për të mos raportuar të gjitha orët e punës jashtë orarit. Një numër punëtorësh janë gjetur nga kontrollet se punojnë në të zezë.

Mbi 20 për qind të punëtorëve nuk paguhen për punën në turnin e dytë jashtë orarit.

Ndërsa një numër i madh punëtorësh nuk marrin pushime për festa zyrtare dhe as paguhen kur punojnë në ditë të tilla./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...