Abuzimet në “Albpetrol”, drejtoresha e re me “dorë të fortë”, shkarkon drejtuesit e lartë

Diel, 20 October 2019 13:18

Nga Boldnews.al

Akuzat publike për abuzime të mëdha në administrimin e kompanisë shtetërore Albpetrol, duke se kanë marrë konfirmim edhe nga Drejtoresha e re e këtij institucioni, Erjola Muka, e cila ka shkarkuar nga detyra një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, të konsideruar si përgjegjës për gjendjen e vështirë ekonomike të gjigandit shtetëror të naftës.

Burimet nga “Albpetrol” deklaruan për “Boldnews.al” se drejtoresha Muka ka larguar thuajse të gjithë kuadrin drejtues, të cilët njihen edhe për lidhjet e tyre të ngushta me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet.

Drejtoresha Muka ka motivuar shkarkimin e drejtuesve të lartë, pasi janë konstatuar bilance negative të kompanisë, si edhe dyshime për vjedhje në shifra galoponte.

I shkarkuari kryesor nga “Albpetrol” është drejtori organizativ i kompanisë, njëkohësisht zv.drejtor, Niko Neço. Burimet e “Boldnews.al” deklarojnë se Neço, në fakt, kontrollonte të gjithë aktivitetin e kompanisë “Albpetrol” dhe ishte emëruar me “bekimin” e Armando Subashit, aktualisht kryetar i Bashkisë së Fierit, i zgjedhur nga Partia Socialiste dhe më parë deputet i kësaj force politike.

Një shkarkim tjetër, po aq i rëndësishëm, i nënshkruar së fundmi nga drejtoresha Muka, është ai i Sefert Hoxhaj, drejtor i Kuadrit në “Albpetrol”. Politika e kuadrit në kompaninë shtetërore të naftës ka qenë gjithnjë objekt i akuzave publike për punësime klienteliste, në këmbim të rryshfetit dhe politike.

Burimet e “Boldnews.al” deklarojnë se Sefert Hoxhaj ishte “investim” i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Pas dy të parë, urdhër shkarkimit të menjëhershëm ka marrë edhe Arben Beta, drejtor i Mjedisit në “Albpetrol”. Për Betën, burime deklarojnë se ishte emëruar në detyrën e rëndësishme me suportin e deputetes Antoneta Dhima.

Drejtori i Njësisë Elektrike, Marjus Isufi, gjithashtu ishte pjesë e listës prioritare të shkarkimeve të ndërmarra nga drejtoresha e re, Erjola Muka. Ndërkohë, siç deklarojnë burime të brendshme të “Albpetrol”, pritet që të firmosen edhe të tjerë shkarkime, pas analizave që po kryhen në sektorë të ndryshëm të kompanisë së naftës.

Erjola Muka u emërua në krye të “Albpetrol” në 1 Tetor 2019, pas largimit të Dritan Spahiut, i cili e mbajti detyrën e drejtuesit ekzekutiv të kompanisë shtetërore të naftës për një periudhë 7-mujore.

Spahiu, ashtu si edhe paraardhësi i tij, Kastriot Bejtja, janë shkarkuar nga detyra për shkak të treguesve negativë të kompanisë.

Drejtoresha e re, Muka, mesa duket, ka arritur të kuptojë problematikën e theksuar në financat e kompanisë, duke shkarkuar pjesën më të rëndësishme të kuadrit drejtues të kompanisë, me qëllim përmirësimin e bilancit ekonomik, si edhe të imazhit të goditur rëndë të “Albpetrol” sh.a.

Modifikuar më Diel, 20 October 2019 13:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...