Pabarazia gjinore, Shqipëria ndër vendet me diferencë të ulët në paga

E mërkurë, 06 November 2019 08:16

Gjatë vitit 2018, treguesi i hendekut gjinor i pagave në Shqipëri tregonte një diferencë prej 10.7%, çka nënkupton se gratë paguhen mesatarisht 10.7% më pak sesa burrat

Shqipëria renditet e shtata krahasuar me vendet anëtare të BE-së për sa i përket këtij treguesi.

Megjithatë në 2014-n, viti më i hershëm që INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me këtë tregues, hendeku midis pagës së një gruaja dhe një burri ishte 10%. Që do të thotë për çdo 100 lekë që fitonte nga paga një burrë, një grua merrte 90 lekë. Pabarazia u thellua përgjatë 2015-s dhe 2016-s, ku treguesi shënonte përkatësisht 11.47% dhe 11.44.

Hendeku gjinor i pagave tregon diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Sipas një vlerësimi të Eurostat gratë punojnë falas dy muaj çdo vit, në krahasim me një mashkull. Me fjalë të tjera në BE gratë paguhen 84 cent për çdo 1 euro që paguhet një burrë.
Eurostat ka vlerësuar se ka qenë një progres tepër i ulët në zbutjen e këtij hendeku në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Eurostat, hendeku gjinor më i ulët te pagat është shënuar në Rumani me 3.5%. E ndjekur nga Luksemburgu dhe Italia me 5%, pasuar nga Belgjika me 6%, Polonia me 7.2% dhe Sllovenia me 8%.

Në Bashkimin Europian, sipas Eurostat, vlerësohet se hendeku mesatar gjinor i pagave është 16%.

Nga ana tjetër, Estonia është vendi me hendekun më të lartë të pagave. Kështu diferenca midis pagës së një burri dhe një gruaje atje është 25.6%. Po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani dhe në Çeki, hendeku gjinor i pagave vlerësohet më e lartë se 20%.

Hendeku gjinor i pagave është një tregues i pabarazisë së përgjithshme të punës midis grave dhe burrave. Në vendet ku niveli i punësimit është i ulët, hendeku i pagave duhet të jetë më i ulët se mesatarja. Hendeku i lartë i pagave është zakonisht karakteristikë për një treg pune në të cilin gratë janë të përqendruara në disa sektorë / ose profesioneve, ose në të cilat një pjesë e konsiderueshme e grave punojnë me kohë të pjesshme./Monitor

  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...