Tatimet: Bizneset e reja, të detyruara të deklarojnë llogarinë bankare në e-Filing

E mërkurë, 06 November 2019 10:36

Drejtoria e Tatimeve dha garanci për bizneset se asnjë penalitet nuk do të vendoset mbi to, pa verifikuar çdo rrugë të ligjshme të deklarimit, si shkresore dhe elektronike, të llogarive bankare në portalin elektronik e-Filing pranë Administratës Tatimore.

Tatimet njoftuan se rreth 52 mijë tatimpagues e kanë respektuar detyrimin ligjor për hapjen dhe deklarimin e llogarive bankare në portalin elektronik e-Filing pranë Administratës Tatimore.

Rreth 3 mijë të tjerë e kanë bërë deklarimin përmes modulit “Çështjet e mia”, ose duke i dorëzuar të dhënat fizikisht me shkresë, pranë Drejtorive Rajonale Tatimore.

Sipas përcaktimit ligjor ky detyrim prek në tërësi, rreth 55 mijë tatimpagues ku përfshihen:

tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar;
tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë;
organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor.

Mbesin të përjashtuar nga ky detyrim vetëm personat fizikë tregtarë, aktualisht të regjistruar, të cilët nuk janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Në rast se këto subjekte, regjistrohen për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në një moment të dytë, atëherë kanë detyrimin të hapin dhe deklarojnë llogarinë bankare në Administratën Tatimore, përmes llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing.

Kujtojmë se tatimpaguesit e rinj  janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës jo më vonë se 20 ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në të njejtën mënyrë në Administratën Tatimore.

Në rast të mospërmbushjes së detyrimit tatimor të sipërcituar, Ligji nr. 31/2019 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon sanksione për tatimpaguesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...