Hajduteria nuk ndalet shtohet financimi për Rrugën e Arbrit: Nga 40, në 58 miliardë lekë!

E Enjte, 07 November 2019 08:27

Qeveria e ka rritur me 45% financimin për ndërtimin e rrugës së Arbrit , duke e çuar koston totale në 58 miliardë lekë (460 mln euro) nga 40 miliardë lekë  të parashikuara në kontratën ligjore.

Vitin e kaluar qeveria e kontraktoi ndërtimin e rrugës së Arbrit nëpërmjet formës koncencionare me Partneritet Publik Privat me kompaninë Gjoka Konstruksion. Sipas kontratës që u miratua në mbledhjen e datës 28 mars 2018 të Këshillit të Ministrave vlera e financimit të rrugës është 33.6 miliardë lekë me të cilat do të financoheshin gjithsej 41 kilometra rrugë të kategorisë C , nga të cilat 26 do të bëheshin nga e para dhe 15 të tjera pjesërisht.

Në fillim të vitit 2018 në kuadër të projeksioneve në buxhetin afatmesëm, qeveria raportoi një tabele shoqëruese të financimit të koncesioneve ndër vite ku raportoi se financimet totale për rrugën e Arbrit do të ishin 40 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Financave pohuan në atë kohë se kjo vlerë shtesë nga kontrata përfaqësonte TVSH e cila nuk ishte raportuan në kontratën fillestare.

Këtë vit gjithçka ka ndryshuar kryekëput, pasi Ministria e Financave ka riprogramuar financimin e rrugës së Arbrit me 58 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës pohuan se kjo shumë do të shkojë si kompensim për një shembje të madhe që ka ndodhur në rrugë vitin e kaluar në tentativë për hapjen e një tuneli.

Shembja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit. Inxhinierë të fushës që janë njohur me shembjen i pohuan Monitor se ajo ka ndodhur si pasojë e një gabimi inxhinierik, ku një pjesë e tunelit është tentuar të shmanget duke hapur trasenë e duke carë malin në formë kove. Mirëpo ky vendim i ka kushtuar kompanisë pasi thellësia e madhe skarpateve ka krijuar shembjen e cila gjithashtu kalon nëpërmjet një zgjidhje të vështirë inxhinierike dhe financiare.

Modifikuar më E Enjte, 07 November 2019 09:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...