Për herë të parë një grua në “Financial Times”, kush është Roula Khalaf që merr “fronin” e të përditshmes britanike

Tuesday, 12 November 2019 21:09

”Financial Times” emëroi ditën e sotme Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj.

Khalaf është gruaja e parë që merr këtë pozicion në më shumë se 130 vjet histori të së përditshmes britanike konsideruar si Bibël për mijëra ekonomistë.

Ndërsa drejtori aktual i redaksisë Lionel Barber, në këtë post që prej 14 vitesh, do të largohet nga posti i tij duke u zëvendësuar nga zëvendësja e tij.

Në Tëitter, gazetarja u shpreh e mrekulluar për emërimin e saj si drejtoreshë në redaksinë e ”Financial Times” duke e cilësuar si privilegj.

Gazetarja, e lindur në Liban, dhe e cila ka punuar në Lindjen e Mesme gjatë “pranverës Arabe” është e njohur gjithashtu për punën e saj në kërkim të një audience më femërore.

Presidenti i grupit japonez “Nikkei”, i cili posedon “Financial Times” që prej vitit 2015, Tsuneo Kita, theksoi se i akordonte Roula Khalaf të gjithë besimin për të vazhduar misionin e “Financial Times”, që është sipas tij të sigurojë një gazetari cilësore pa frikë dhe komplekse

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...