Shqipëria vazhdon të mbahet nga emigrantët, sollën 926 mln euro në 2018

Saturday, 16 November 2019 17:19

Shqipëria rendit e 10 në Europë përsa i përket nivelit të të ardhurave që sjellin emigrantët. Edhe pse vitet e fundit ka pasur një zbehje të nivelit të ardhurave, përsëri shumë familje në vend jetojnë vetëm me remitancat.Sipas të dhënave të Eurostat emigrantët sollën në Shqipëri 926 mln euro gjatë 2018.Serbia rezulton se ka nivelin më të lartë të remitancave në rajon, ndërsa Shqipëria ka lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë.

Shumë familje në Shqipëri kryesisht në zonat rurale vijojnë të mbahen me të ardhurat nga emigrantët.

Në një raport Eurostat konstatohet se Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për nivelin e të ardhurave nga emigrantët dhe vendin e dhjetë në Europë.

Sipas të dhënave zyrtare në 2018 në vend kanë hyrë 926 mln euro gjithsej.

Remitancat kane qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare që prej rënies së komunizmit si pasojë e normës së lartë të emigracionit.

Në raport theksohet se mesatarja e remitancave gjatë 2017-2018 ishte 1.15 miliardë euro ose rreth 12% e GDP së vendit.

Rumania është vendi me nivelin më të lartë të remitancave që sjellin emigrantët dhe rezulton se gjatë 2018 ka përfituar 2.97 miliard euro, ndërsa në vend të dytë renditet Serbia me 2.95 miliard euro.

Shqipëria ndërkohë ka lënë pas vende si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat gjatë 2018 kanë pasur përkatësisht 200 dhe 800 milionë euro.

Aktualisht, Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të emigracionit në botë në krahasim me popullësinë e saj.

Sipas Kombeve të Bashkuara (2017), numri i migrantëve shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit vlerësohet në 1.15 milion.

Rreth 90% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Evropë, pjesa tjetër në ShBA.

Edhe vetë qeveria ka pranuar në strategjinë për diasporën se Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet i varur nga dërgesat e emigrantëve, madje, pranohet se rënia e remitancave në vitin 2008 deri në vitin 2013 solli rritjen e varfërisë në vend.

Në të njëjtin dokument thuhet se vlera e remitancave shkon nga 9 deri në 15 për qind e të ardhurave për familjet në Shqipëri dhe me to sigurojnë ushqime, veshmbathje, ilaçe, apo përdoren për ndërtimin apo mobilimin e shtëpisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...