Tirana me pagat më të larta, Shkodra e Lezha më të ulëtat

Hënë, 25 November 2019 08:35

Qarqet e Tiranës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të INSTAT.

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 është 50.589 lekë, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (57.533 lekë ), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 39.000 lekë).

Harta e pagave sipas rajoneve tregon se qarqet që kanë të zhvilluar industrinë fason dhe shërbimet kanë një nivel më të ulët të pagës mesatare për të punësuar, siç është rasti i qyteteve të, Shkodrës, Korçës.

Ndërsa qytetet që shfrytëzojnë burimet natyrore të tilla si Kukësi që e ka të bazuar punësimit kryesisht në administratë dhe miniera ka një nivel page mestarë më të lartë.

Pagat  e larta në qarkun e Kukësit vijnë në paradoks me të ardhura për frymë, të cilat nga më të ultat në shkallë vendi, por kjo ndodh për faktin se ka ende një papunësi shumë të lartë.

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (13,72 %), ndërsa qarku Shkodër ka pagën më të ulët (22,06 %)./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...