VIDEO/ Gjermania ka nevojë për punëtorë, ja profesionet e kërkuara

Hënë, 09 December 2019 13:14

Në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit që do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka hapur enkas një departament të ri për vizat.

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat. Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter.

Në njoftimin me hashtag #mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Ozdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar.

 

‘Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,’ – thotë  Jan Freigang në videoklipin e publikuar në Twitter.

Feride Oezdemir shton se’ kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin’. 

 

Neue Büros & neue Aufgaben als : Jan Freigang und Feride Özdemir erklären, wie sie und ihr Team internationalen Fachkräften helfen wollen, schneller ein Visum für Deutschland zu erhalten.

 

Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.

Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani.

Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...