UKT: Taksa e re e ndërtesës është në faturën e nëntorit, ja si përllogaritet

E mërkurë, 18 December 2019 11:30

Ujësjellës Kanalizime Tirana ka njoftuar sot se taksa e ndërtesës e llogaritur me formulën e re, është reflektuar në faturën e ujit të muajit nëntor. Taksa llogaritet mbi bazën e sipërfaqes dhe vlerës së ndërtesës që ju keni në pronësi.

Nëse ju e keni kryer vetëdeklarimin:
Sipërfaqja e banesës X çmimi vleresues X 0.05% = Detyrimi vjetor

Detyrimi mujor përftohet duke pjestuar detyrimin vjetor me 12 (muaj). Kjo është vlera mujore e takses që shikoni në faturë.

 Shembull

(Apartament me sipërfaqe 70 m² x cmim vlerësues 60.000 lek/m²) x 0.05% = 2 100 Lek/vit
2 100 Lek (Taksa Vjetore) : 12 muaj = 175 Lek/muaj
Vlera e Taksës mbi Ndërtesën përfshirë në faturën mujore do të jetë 175 lek.

 

Nëse nuk e keni kryer vetëdeklarimin, kjo përllogaritje është bërë sipas sipërfaqes së prezumuar. Ligji përcakton që deri në momentin që të disponohet dokumentacioni i saktë për taksimin përdoret sipërfaqja e përcaktuar 70m2 për banesa ndërtuar para vitit ’93 dhe 100m2 për ndërtesa të ndërtuar pas vitit ’93.

Ujësjellësi thekson që qytetarët të informohen në faqen në Fb se të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 44 88

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...