Ekonomia në krizë/ Eksportet bien, importet në stanjacion gjatë vitit 2019

Premte, 17 Janar 2020 12:11

Volumi i tregtisë së jashtme të Shqipërisë qëndroi në stanjacion gjatë vitit 2019, për herë të parë në shumë vite duke reflektuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit. Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme, të publikuara të Premten më 17 Janar, tregojnë se volumi i përgjithshëm i tregtisë ishte 948 miliardë lekë më 2019 (afro 7.9 miliardë euro), me një rënie të lehtë prej 4 miliardë lekësh ose 0.4% në krahasim me vitin 2018.

Eksportet e Shqipërisë ishin 299 miliardë lekë me një rënie prej afro 4% ndërsa importet ishin 649 miliardë, me një rritje prej 1.2%.

Zëri më i rëndësishëm i eksporteve, Tekstilet dhe Këpucët, shënuan një rënie me 4.5% në masën 118 miliardë lekë ndërsa zëri Minerale, Karburante dhe Elektricitet, i cili është i dyti më i rëndësishmi në eksporte, shënoi rënie në masën 11%. Tekstilet dhe këpucët zënë 4 në çdo 10 lekë eksporte shqiptare ndërsa zëri tjetër, i cili përbëhet kryesisht na nafta bruto e Patos-Marinzës dhe nga kromi i Bulqizës, përbën 17 në çdo 100 lekë eksporte. 

Te importet, zëri Makineri, Pajisje dhe Pjesë Këmbimi, shënoi rënie në masën 2.5% ndërsa Ushqime, Pije dhe Duhan, i cili është i dyti më i rëndësishëm, shënoi një rritje në masën 3.6%. 

Krahasimi i volumit të tregtisë së jashtme të vitit 2019 me vitin 2018 nuk është tërësisht i saktë për shkak se shifrat raportohen në lekë dhe reflektojnë efektet e kursit të këmbimit. Leku shqiptar njohu një forcim të shpejtë në periudhën janar-maj të vitit 2018 ndërsa u stabilizua pak a shumë rreth kuotave aktuale pas qershorit të atij viti.

Tregtia e jashtme e Shqipërisë ka njohur rritje të konsiderueshme përgjatë dekadave të fundit, me përjashtime të vogla në vitet 2012 dhe 2015. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...