Sejko: Tërmeti pritet që të ketë pasoja për ekonominë shqiptare gjatë 2020

E mërkurë, 05 February 2020 16:35

Guvernatori i Bankës të Shqipërisë Gent Sejko me anë të një deklarate për mediat, ka bërë jë përmbledhje të faktit sesi ka qenë ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë vitit që lamë pas, 2019.

Sejko tha se ekonomia u rrit me 3.3 për qind, ndërsa shtoi se u shënua edhe papunësia më e ulët në histori.

“Inflacioni i tremujorit të katërt ka pësuar rënie në raport me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Cmimet e ushqimeve dhe artikujve të tjerë të shportës kanë pësuar luhatje të ulëta. Ka rritje ende të pamjaftueshme të pagave, Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit me 3.3 përqind në katër muajt e fundit të 2019. Niveli i stimulimit monetar është i përshtatshëm. Norma e papunësisë u ul me 11.4 përqind, me normën më të ulët në histori. Rritja e pagës është bërë me 3.4 përqind. Ekonomia shqiptare është ende larg punësimit të kapaciteteve të saj prodhuese”, tha Sejko.

Gent Sejko theksoi se tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ketë pasoja në ekonominë e vendit në vitin 2020.

“Tërmeti pati ndikim negativ në rritje ekonomike. Ky tërmet mund të ketë pasoja në ekonomi edhe në vitin 2020. Procesi i rindërtimit pritret që të rrisë akoma më shumë ekonominë. Tërmeti nuk ka dëmtuar bazat afatgjata dhe afatmesme të fuqisë ekonomike. Kurse i këmbimit paraqitet i qëndrueshëm. Edhe investimet private kanë pësuar rënie. Është redaktuar norma e kredive të këqija. Pritet që ndikimi i tërmetit në ekonomi të ndihet gjatë 2020. Tregjet financiare janë të qëndrueshme. Vetëm riparimi i dëmeve do të rigjenerojë ekonominë”, deklaroi Sejko.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...