Rregulla të reja dhe për ashensorët

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:55

Janë miratuar rregullat teknike “për ashensorët, komponetët e sigurisë dhe përcaktimin e listës së standarteve të harmonizuara”.

 Ky ndryshim është parë si i arsyeshëm   duke qënë se rregullorja e vjetëruar nuk trajtonte qartë rritjen e sigurisë.  Detyrimet e përdoruesve, instaluesit, institucionet mbikëqyrëse të tregut etj janë disa nga pikat kycce që do të trajtohen në këtë rregullore të re. 

“Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut (në vijim, ISHMT) merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se ashensorët e mbuluar nga ky rregull teknik mund të vendosen në treg dhe në shërbim vetëm nëse ato janë në përputhje me këtë rregull teknik, kur instalohen, mirëmbahen dhe përdoren brenda qëllimit të tyre të parashikuar” thuhet në rregullore.

“Instaluesi mban dokumentacionin teknik, deklaratën EU të konformitetit dhe, sipas rastit, vendimin/et e miratimit për 10 vjet mbasi ashensori është vendosur në treg. Kur shikohet e përshtatshme lidhur me risqe të paraqitura në një ashensor, instaluesi, për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, heton dhe, nëse është e nevojshme, mban një regjistër të ankesave dhe mospërputhjeve të ashensorit.  Instaluesi siguron që në ashensor të jetë vendosur tipi, partia ose numri serial ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tyre.

Instaluesi tregon në ashensor emrin e tij, emrin tregtar të regjistruar dhe adresën postare ku ai mund të kontaktohet. Adresa tregon një pikë të vetme ku instaluesi mund të kontaktohet. Detajet e kontaktit të jenë në shqip” thuhet në rregulloren e re.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...