Ad imageAd image

Dibër, reshjet e dendura dhe dherat bllokojnë rrugët, devijohet trafiku në Klos

1 min lexim

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të lartë në qarkun e Dibrës. Situata deri tani paraqitet pa probleme të mëdha.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht

Probleme nga gurët dhe inertet ka edhe në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. Po punohet për pastrimin e rrugës.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull