Çmime të shtrenjta dhe të ardhura të ulëta, shqiptarët blejnë më shtrenjtë se evropianët

Tuesday, 02 Janar 2024 18:26

Edhe pse kanë të ardhurat më të ulëta, qytetarët shqiptarë i blejnë produktet me çmime më të shtrenjta. Ky është rezultati sipas përditësimit të fundit të Eurostat për indeksin e çmimeve të konsumit, të dhënat e të cilit tregojnë se në Shqipëri shumë produkte dhe shërbime janë më të shtrenjta sesa mesatarja evropiane.

SYRI TV

Shumë produkte familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera evropiane, ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Evropë. Eurostat publikoi indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Evropian për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat që i përkasin vitit 2022 tregojnë se pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Evropa, me 25% më shumë se mesatarja evropiane. Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa në Shqipëri kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja evropiane, e katërta në Evropë, pas Islandës, Maltës dhe Norvegjisë.

Nga ana tjetër, Shqipëria edhe pse është vend bujqësor, qumështin dhe djathin nuk i ka të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare t’i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, duke u renditur në vendin e 14. Krahas qumështit, edhe vajrat e yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja europiane.

Çmimi është më i shtrenjtë në vendin tonë edhe për të blerë një palë këpucë, që në Evropë kushtojnë mesatarisht 100 euro, ndërsa në Shqipëri 105.5 euro.

Pavarësisht se çmimet janë të shtrenjta, të ardhurat e qytetarëve shqiptarë mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit nga përditësimi i dytë i Eurostat tregojnë se vendi vijoi të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu edhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse. Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Evropian, pra e fundit në Evropë. Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat e mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, bashkë me Bosnjë-Hercegovinën, me 41% të mesatares evropiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...