Prodhimi i verës në Europë më i ulëti në 60 vite, ja arsyeja

E mërkurë, 25 Prill 2018 16:12
Foto ilustruese Foto ilustruese

Europa ka ulur prodhimin e verës këtë vit dhe shkaktar i kësaj është moti i pafavorshëm, duke çuar kështu në nivelin më të ulët prodhues të verës në 60 vitet e fundit.

Organizata botërore e verës tha se prodhimi vitin e kaluar ishte 250 milione hektolitra, një rënie me 8.6% nga viti 2016. Një prodhim kaq i ulët nuk arrihej që nga viti 1957.

Një hektolitër përbëhet nga 100 litra, ose ekuivalenti i rreth 133 shisheve standarde të verës 75 centilitërshe.

Të gjithë prodhuesit kryesorë të verës në Europë u goditën nga ngricat në pranverë dhe thatësira në verë, çka bëri që prodhimi në BE të bjerë me 14.6%, në vetëm 141 milionë hektolitra. Prodhimi i verërave italiane ra me 17% në 42.5 milionë hektolitra, prodhimi i Francës ra me 19% në 36.7 milionë hektolitra, kurse në Spanjë prodhimi ra me 20% në 32.1 milionë hektolitra.

Ndërkohë, prodhimi mbeti stabël në Shtetet e bashkuara, i cili është prodhuesi i katërt më i madh në botë dhe në Kinë, prodhuesi i shtatë më i madh në botë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...