E thonë vetë tatimet: Nga 1 janari 2015 deri më sot janë mbyllur mijëra biznese

Premte, 27 Prill 2018 15:57

Numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv nga fillimi i janarit 2015 deri në 26 prill 2018 është 43,580, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, të cilët kanë të publikuar listën e kompanive që kalojnë më status pasiv. Lista tashmë përditësohet çdo ditë nga tatimet dhe në të përfshihen të gjithë ato subjekte që nuk ushtrojnë më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzojnë deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; deklarojnë në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

Sipas viteve, në 2014-n kaluan në status pasiv rreth 24 mijë subjekte, por në atë kohë tatimet po bënin pastrimin e regjistrit, duke kaluar në status pasiv bizneset që kishin vit që kishin mbyllur aktivitetin. Numri i tyre u reduktua ndjeshëm në 2015-n, në vetëm 4,190 periudhë që korrespondon me aksionin antiinformalitet, ku vetëm në tre muajt e fundit të vitit u regjistruan rreth 30 mijë subjekte, përfshirë edhe fermerë. Por këto subjekte duket se nuk i kanë rezistuar dot formalizimit dhe u mbyllën sërish një vit më vonë, teksa numri i subjekteve që kaluan në status pasiv në 2016-n kërceu në 22,653. Mbylljet vijuan edhe në 2017-n, me rreth 12 mijë biznese që kaluan në status pasiv. Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura ishin të vetëpunësuar, pasi të dhënat e tjera të INSTAT për vitin 2016 dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në 2017-n, konfirmuan se 26 mijë të vetëpunësuar (16 mijë në vitin 2016 dhe 10 mijë në vitin 2017 kishin dalë nga tregu i punës).

Ndërsa nga 1 janari 2018 deri në 26 prill, numri i bizneseve të mbyllura është 4,757. Monitor ka zhvilluar vazhdimisht anketime me bizneset që kanë kaluar në status pasiv, me një kampion përfaqësues prej 300 subjektesh, ku ka rezultuar se rreth 70% e tyre kishin si arsye të mbylljes krizën ekonomike, shtimin e konkurrencës dhe rënien e të ardhurave. Ndërsa në sondazhin e fundit të zhvilluar në shkurt 2017 u shtuan dhe dy arsye të tjera, sëmundjet që detyronin subjektet të mbyllinin aktivitetet dhe emigracioni, teksa largoheshin jashtë vendit.

Prej të dhënave të analizuara prej sondazhit të shkurtit 2018, 67% e të anketuarve dhanë krizën si arsye kryesore të mbylljes së biznesit të tyre, duke e argumentuar me rënien e fuqisë blerëse, rritjen e konkurrencës, kostove të larta operative, etj. Prej tyre, 20% e të pyeturve, ose 14% e totalit, u përgjigjën se do të emigronin ose ishin jashtë vendit aktualisht.

Pjesa tjetër e të anketuarve, rreth 33%, dhanë arsye të tjera mbi mbylljen e aktivitetit, nga të cilat mbizotëronin problemet shëndetësore. (Rreth 27% e atyre që dhanë një arsye tjetër përveç krizës, që përbënte 9% të totalit të subjekteve të anketuara, thanë se ishin problemet shëndetësore që i kishin detyruar të mbyllnin aktivitetin). http://www.monitor.al/sondazhi-kriza-emigrimi-dhe-semundjet-po-mbyllin-bizneset-frike-nga-tvsh/

Po ndërsa shumë biznese mbyllen, të tjera hapen çdo vit. Sipas informacionit zyrtar të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në vitin 2015 u regjistruan 39,6 mijë biznese, që përkon me regjistrimin e tyre si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet dhe fermerëve. Në 2016-n, subjektet e reja ranë në 19 mijë, ndërkohë që u mbyllën 22,6 mijë sipas tatimeve, pra me një ulje neto prej 3500 subjekte. Për vitin 2017 QKB nuk e ka publikuar raportin, por burimete financave kanë pohuar se janë 19 subjekte të reja të hapura, me një shtesë neto prej rreth 7 mijë biznesesh. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 15:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...