Deeuroizimi: Efekti negativ në ekonomi, 140 milionë euro

Premte, 27 Prill 2018 18:09

Efektet negative të procesit të deeuroizimit kanë vënë në alarm Qendrën Shqiptare të Eksporteve dhe Albanian Food Industry. Në një letër dërguar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ministrit të Financave dhe për dijeni të Kryeministrit Edi Rama, shoqatat vërejnë se efekti negativ në ekonominë e vendin arrin në 14 miliardë lekë, afërisht 140 milionë dollarë.

Sipas analizës së shoqatave, përmes zhvleftësimit të euros me afër 4%, në ekonomi do të mungojnë afro 7 miliard lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm, afro 3.5 miliard lekë nga remitancat dhe rreth 3.5 miliard lekë nga turizmi.

Nëse euro do të vazhdonte të ruante të njëjtat nivele ndaj lekut, arkës së shtetit do t’i mungojnë rreth 26 milionë euro taksa, ndërkohë që vetëm për këtë vit, deeuroizimi do të vërë në pikëpyetje hapjen e të paktën 3500 deri në 7000 vende të reja pune.

Dy shoqatat nënvizojnë se koha vërtetoi paralajmërimet e biznesit se procesi i deeuroizimit do  penalizonte rëndë industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitancat.

Dy shoqatat i kërkojnë autoriteteve ngritjen e një ekipi pune për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky zhvlerësim i përshpejtuar i aftësive eksportuese të vendit tone dhe rënies së parave në qarkullim për gjithë ekonominë.

Ato kërkojnë gjithashtu që Banka e Shqipërisë të bëjë publike strategjinë e deeuroizimit si dhe të japë shpjegime për flukset hyrëse të pashpjegueshme të kësaj monedhe në tre muajt e parë të vitit./Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...