Destinacioni i ri Tel Aviv – Tiranë, turistët izraelitë prekin për herë të parë Shqipërinë

E mërkurë, 23 May 2018 08:20

Mbërrijnë turistët e parë nga Izraeli në Shqipëri. Këtë të hënë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”  kanë mbërritur 130 turistët e parë izraelitë, të cilët udhëtuan drejt vendit tonë në bordin e Albawings. Pasagjerët e parë nga ky vend, janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, Dr Rolf Castro-Vasquez i  cili tha, se destinacioni i ri Tel Aviv – Tiranë do të shërbejë për rritjen e numrit të turistëve izraelitë që vizitojnë Shqipërinë. “Tirana International Airport ka kënaqësinë të shohë progresin e bërë nga shoqëria ajrore e vendosur në Shqipëri, Albaëings, e cila është themeluar në Shkurt 2015. Përveç destinacioneve të tjera, kjo shoqëri ajrore po u shërben turistëve nga Izraeli duke kontribuar kështu në rritjen e turizmit në vend,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s. Albawings është një shoqëri ajrore me tarifa të ulëta e vendosur në Shqipëri dhe gjatë tre viteve të fundit ka shërbyer për të lidhur vendin tonë me destinacione të Evropës. Albaëings është e dedikuar për të ofruar fluturimet me çmimet më ekonomike nga dhe drejt Shqipërisë. Fluturimi me avion charter nga Izraeli është programuar çdo ditë të martë dhe shoqëria do të operojë këtë destinacion me Boeing 737 gjatë gjithë sezonit veror.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...