Ad imageAd image

Udhëzim i ri/ Ndryshojnë rregullat për shoferët që …

1 min lexim

Ndryshimi i vendbanimit nga ana e shoferëve duhet të pasqyrohet menjëherë në drejtoritë e Transportit Rrugor, të cilat duhet të regjistrojnë adresën e re në të dhënat e mjeteve në përdorim. Përmes një udhëzimi, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka përcaktuar veprimet që duhet të bëjnë drejtuesit e mjeteve për të pasqyruar vendbanimin e ri.

Udhëzimi përcakton që kur pronari i mjetit ndryshon vendbanimin, ai dorëzon në zyrën e regjistrimit të Drejtorisë Rajonale aplikimin përkatës, lejen e qarkullimit të mjetit bashkë më certifikatën e pronësisë. Kur pronari ndryshon bashkinë e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër.

Ndërkohë që kur pronari ndryshon vendbanimin brenda bashkisë, zyra e regjistrimit bën ndryshimet në sistemin informatik e-DPSHTRR, Regjistrin Elektronik dhe kartelën përkatëse duke vendosur adresën e saktë të vendbanimit sipas regjistrit të gjendjes civile.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me dokumentet e dorëzuara krijohet fashikulli që futet në dosjen përkatëse të mjetit, ndërkohë që DSHPTRR lëshon lejen e re të qarkullimit të mjetit si dhe certifikatën e pronësisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull