Reparti nr.318 Qyteti Stalin në vitet 1966 – 1976, kampi i dytë për gratë në Shqipëri

Premte, 09 July 2021 14:51
Pamje nga ajo çka ka ngelur nga sot nga ish Reparti nr.318 Pamje nga ajo çka ka ngelur nga sot nga ish Reparti nr.318

Me urdhrin e datës 21.1.1966 u krijua Reparti nr.318 Qyteti Stalin (sot Kuçovë), si vend për përqendrimin dhe vuajtjen e dënimit të grave. Më 28.1.1966 mbërritën nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në Tiranë fillimisht 80 gra, duke shkuar në pak javë në 120 të dënuara. Qëllimi ishte shfrytëzimi i punës së grave në bujqësi në një sipërfaqe prej 150 hektarësh si dhe në industrinë e naftës. Në rast gjendje lufte, reparti zhvendosej në Përmet. Nga fillimi e deri në vitin 1972 reparti kishte pasur një mesatare prej 180 – 200 të dënuarash. Në tetor 1974 numri i të dënuarave u rrit duke shkuar në 356 veta, aq sa 50 gra flinin në korridor dhe 55 të tjera në tokë. Përpara se repart të mbyllej, në vitin 1976 kishte 483 të dënuara (prej të cilave 46 për krime politike). Nga të dënuarat ordinere, 136 ishin për vjedhje të pasurisë socialiste (kryesisht shitëset), 58 për vjedhje të pasurisë së qytetarëve, 58 për kurvëri, 35 për vrasje, 19 për aborte, 22 për largim pa leje nga internimi, 18 kundër personit në pozitë zyrtare, 9 për falsifikim dokumentesh, 9 për mashtrim, etj.

Me urdhrin e datës 24.12.1976 të ministrit të Punëve të Brendshme, reparti u zhvendos në Kosovë të Elbasanit.

Modifikuar më Premte, 09 July 2021 15:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...