1957/Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua

Tuesday, 20 July 2021 18:21

Regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës konkurronte me regjimin pushtues serb për nga keqssjellja me shqiptarët e Kosovës. Aspekti antikombëtar, është ana më e zezë e këtij regjimi, të cilin nuk i mjaftuan eksperimentet e shumta këtu, por nuk kurseu as vëllezërit tanë që për arsye të ndryshme detyroheshin të braktisnin vendlindjen e tyre. Vijoj me prezantimin e letrave të tyre, sepse në to dalin shumë fakte.

Arif Hajro, lindur në vitin 1917 në Mitrovicë, i dënuar në vitin 1950 nga jugosllavët. Më 10.8.1950 me pasaportë vjen në Shqipëri. La në Kosovë gruan e 4 fëmijët. Në letrën shkruar më 26.2.1957, ndër të tjera shkruan:

“Shoku Enver, po të tregoj vuajtjet e mia në Shqipëri (Shkodër). Së pari vuaj shpirtërisht për fëmijët e mi. Qysh prej asaj date që jam instalue me banesë në hotel “Sporti” Shkodër, duke paguar 1200 lekë në muaj. Mbas shumë kërkesash dhe me ndërhyrjen e trekëndëshit të ndërmarrjes, nuk i kam vënë rëndësi gjendjes sime, Komiteti Ekzekutiv i qytetit, me gjithë vuajtjet e mija, i kam mbajtur në mënyrë sekrete, vetëm juve shoku Enver po ua tregoj dhe janë të vërteta. Familja ime që gjendet në Jugosllavi më dërgoi telegramin më 18.1.1957 ku thotë që dokumentet e ardhjes i kanë të sakta. Telegramin e familjes shoku Enver, po ua dërgoj e lexoje vetë. Por unë sot gjendem në gjendje kritike shpirtërore dhe ekonomike”.

Në përgjigje të rastit, më 4.7.1957, Komiteti i PPSH-së Shkodër shkruan se i përmendur ishte arrestuar nga organet e punëve të brendshme dhe ishte dërguar i internuar në Vlorë. Duke mos u mjaftuar me kaq, ai shkruan një letër më 27.5.1957. Në shënimin e datës 25.7.1957 thuhej se gjendej në fermën “Çlirimi” në Seman, por ishte dyshuar për tentativë arratisjeje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...