1944/“Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie

E mërkurë, 28 July 2021 19:17

Lexoni këtë pjesë të letrës së datës 22 prill 1944, të adjutantit të Shtabit të Korçës, Stefo Grabocka, mbi luftimet në Pogradec dhe Dersnik për të kuptuar se çfarë thelbi përbën në të vërtetë “lufta”, aspak nacionalçlirimtare, por vetëm civile:

Nga robërit thuhet se janë dënuar dhe ekzekutuar 20 ballistë. Në Starovë thuhet se nuk kanë mbetur më shumë se 6-7 shtëpi. Ballistët janë tërhequr në drejtim të Podgories. Këto janë informatat për sa takon Pogradecit. Nga dy të plagosur të tjerë që erdhën mbrëmë në infermieri, mësohet se janë (zënë) 260 robër dhe ndonjë 100 të vrarë e të pjekur, pasi partizanët i dogjën të gjitha shtëpitë ku rezistohej, midis tyre dhe dy hotelet. Nga ana jonë vërtetohet një i vrarë thuhet për një komisar kompanie.

Mbi goditjen e Dersnikut nga ana e Batalionit të 3-të të Brigadës 4-t dhe Batalionit “Tomori”.

Batalioni i 3-të i Brigadës së 4-rt dhe Batalioni “Tomori” sulmuan Dersnikun. Nga ana tjetër, Batalioni “Skënder Çaçi” goditi postbllokun, në krahun e Orman Çifligut dhe në krahun e Turanit. Sulmi kundër Dersnikut u bë më ora 2.00 të natës. Sulmi ishte i furishëm, lufta vazhdoi 2 orë e gjysmë rresht, me bomba dore me qoshe. U dogjën afro 20 shtëpi e kasolle. Të vrarët nuk dihen. Nga ana jonë e Batalionit të 3-të mbetën 5 partizanë të plagosur lehtë. Pasi u hap dita, skuadrat e sulmit u tërhoqën nga katundi dhe lufta mori një karakter pozicional, kështu vazhdoi deri në ora 10.00. Armiku nga Korça s’bëri asnjë lëvizje.

Batalioni “Tomori” raporton:

Më datën 19.4.1944 ora 12.00 e natës, batalioni ynë në lidhje me dy kompani të batalionit “Hakmarrje” dhe Batalioni 3-të të Brigadës 4 sulmuese, sulmuan Dersnikun dhe pas pak orë luftimesh, partizanët hynë në fshat; dogjën disa shtëpi dhe plevica, se armiku rezistonte brenda. Gjatë luftimeve u plagos komandanti Riza Kodheli në dorë, lehtë fare.

Siç duket dhe nga një bisedim telefonik me komisarin e Batalionit “Tomori”, Shuaipin, goditja e Dersnikut, me gjithë që kishte angazhuar shumë nga forcat tona, nuk përbën sukses. Dersniku është bërë si Casinoja, gjer sa të bëhet si Starova. Megjithatë prej Korçe ishin kënaqur mjaft, duke parë flakët e shtëpive të Dersnikut të ndritnin natën e errët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...