1944/Djegie e sekuestrime me karar

Tuesday, 17 August 2021 19:04
Foto ilustrative Foto ilustrative

Në letrën e datës 28 maj 1944, të komisarit të Shtabit të Qarkut të Korçë, Myzafer Spaho për shtabin e Brigadës së 4-t për Batalionin “Reshit Çollaku”, kërkohej karar në veprimet e djegies dhe sekuestrimeve të pasurive. Midis të tjerash këtu shkruhej:

...Eksperienca na tregon se goditja, lufta me armikun është mjeti më i mirë për forcimin e radhëve partizane.

Për çështjen e çarmatimit, mobilizimit dhe sekuestrimit do veprohet kështu:

1-Çarmatimi do të bëhet i vullnetshëm me agjitacion. Atij që i merret arma, do t’i lëshohet një dëftesë. Atij që s’do i paguajmë paratë. Kur agjitacioni nuk pi ujë (ne duhet të jemi në gjendje që agjitacioni të mos shkojë kot), atëherë indirekt të ndërhyjë këshilli për çarmatim. Në rast se edhe këshillit nuk i bindet personi që ka armën, ai lihet. Çarmatoset me zot kur ne dyshojmë se ai është i rrezikshëm, po të ketë armë. Në çarmatim të kemi gjithmonë përpara parimin e shqyrtimit të elementit që do të çarmatosim. Mos ua lëmë miqve e t’ua marrim armiqve ose përkundrazi. Ligji i çarmatimit është njësoj për të gjithë.

2-Mobilizimi bëhet me vullnet (agjitacion). Në rast se kjo nuk sjell fitim, bën mobilizimin këshilli, i cili vendos personat dhe i lajmëron...

3-Djegia dhe sekuestrimi duhet të mos kalojë masën sa të na hedhë në pozitat e armikut. Armiku djeg, Balli djeg, partizani dje. Atëherë ç’dallim do të na bëjë populli?

Djegia dhe sekuestrimi bëhet ndër ato familje që dallohen shumë të njollosura në popull dhe që nuk ka shpresë se ato mund të kthehen nga rruga e gabuar. Në sekuestrimin duhet të kemi kujdes që familjeve t’u lëmë bukën e nevojshme dhe të marrim vetëm tepricën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...