1948/I burgosuri në Maliq u vra me bombë

Hënë, 30 August 2021 18:49
Në prill-shtator 1947 dhe mars-nëntor 1948, afër fshatit Vloçisht (në pjesën ku sot është fshati Drithas), funksionoi kampi sezonal i të burgosurve që do thanin kënetën e Maliqit. Në atë kohë nuk ekzistonte fshati Drithas, kështu që kampi njihet me emrin e Vloçishtit. Egërsia që tregonte komanda e kampit ndaj të burgosurve ishte e papërshkrueshme. Një ngjarje e datës 29.8.1948 me protagonist kapter Hito Hitajn, e pazakontë për mënyrën e ekzekutimit të krimit, i mori jetën një djaloshi. Ndodhia tregohet kështu nga një ish i dënuar:
“Mbi Hito Hitajn nuk kishte më egërsirë...Një ditë njëri nga të burgosur i kërkoi leje të urinonte. Kapteri e lejoi. Pastaj shkoi qetë-qetë te truproja aty pranë dhe mori që andejmi një bombë dore dhe ia hodhi robit. Kur shpërthe bomba pamë kufomën të hidhej përpjetë si një leckë. Hito Hitaj me qetësi urdhëroi buldozeristin t’i mbulonte pjesët e atij trupi. Më pas do të raportonte në komandë se i burgosuri kërkoi të arratisej dhe se kishte kaluar tabelën e zonës së ndaluar. Viktima më kujtohet mirë. Quhej Muharrem Xhixha”. (Avdul Banushi, “Një zë nga errësira”, faqe 62)
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...