"Njerëz e shtet pa dinjitet"

Hënë, 31 Janar 2022 19:03
Kur Pjetër Arbnori u arrestua për herë të dytë më 30.1.1979 në vendin ku vuante dënimin, organi i hetuesisë kishte dalë në këtë përfundim pasi kish lexuar materialin agjenturial-operativ. Nga dosja formulare e përpunimit aktiv 2A në ngarkim të Arbnorit, organi i hetuesisë, para se të niste procesin ligjor, evidentoi këto fjalë të thëna nga i përmenduri:
“Janë njerëz e shtet pa dinjiteti. Nuk pyesin për njeriun dhe dinë vetëm të gënjejnë. Nuk kanë parime dhe prandaj na trajtojnë si kafshë. Ndjekin vijën e Stalinit. Ato krime i kanë bërë si në Rusi, bile edhe më tepër po e bëjnë me ne”.
“Shtetet komuniste e socialiste përdorin diktaturë. Atje nuk ka liri. Socializmi nuk ka për të triumfuar në shkallë botërore, por mund të vendoset në shtetet e varfra. U vendos në BS se ishin muzhikët, kurse në Kinë ishin njerëz të varfër. Socializmi vendoset në vendet ku ka injorancë, kurse në vendet e kulturuara si në Amerikë, Angli, Francë, nuk mund të vendet socializmi. Atje njerëzit janë të pasur dhe nuk ka varfëri”.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...