1981/“Nuk kemi gisht në demonstratat në Kosovë”

Diel, 27 February 2022 13:19

Nga Kastriot Dervishi

Në takimin e datës 3.4.1981 me kryeministrin Mehmet Shehu dhe sekretarin e KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, midis të tjera, për demonstratat në Kosovë, duket që Tirana zyrtare ishte krejt jashtë loje dhe e painformuar. Si nxitës të demonstratave të marsit 1981 në Kosovë, E.Hoxha mendon sovjetikët dhe lëvizje të faktorit të brendshëm atje. Maksimumi i interesimit komunist ishte në kuadër të të drejtave të njeriut sipas kushtetutës jugosllave, gjë që e bënin më mirë organizata ndërkombëtare dhe shtete të tjera të botës ose rajonit. Ndërkohë, regjimi kriminal i E.Hoxhës ishte sjellë ndaj kosovarëve në Shqipërisë edhe më keq se sa regjimi pushtues jugosllav atje. E.Hoxha shprehet midis të tjerash në këtë mbledhje:
“Ngjarjet në Kosovë duhet t’i analizojmë në një plan të gjerë, në radhë të parë lidhur me vendin tonë, me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ne e dimë, e këtë e dinë edhe jugosllavët që në demonstratat që po ndodhin në Kosovë, vendi ynë nuk është ndërlikuar, nuk ka gisht. Politika jonë marksiste-leniniste ka qenë dhe është për zgjerimin e marrëdhënieve me Kosovën e me viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarë, t’u ndihmojmë me sa të mundemi vëllezërit tanë që të rifitojnë atje sa më shumë nga të drejtat që u njeh kushtetuta jugosllave dhe të mbajnë kurdoherë gjallë e të zhvillojnë ndjenjën e kombit, gjuhën, zakonet, etj, të rrisin dashurinë për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe partinë tonë. Kjo politikë e drejtë ka dhënë rezultatet që dimë, të cilat mund t’i vlerësojmë të kënaqshme”.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...