Ura më e gjatë në botë rrezikon të “gllabërohet” nga deti

Hënë, 09 Prill 2018 10:50

Autoritetet mbikëqyrëse  të urave, po bëjnë përpjekje të kufizojnë gllabërimin e mëtejshëm të strukturës masive të urës më të gjatë detarë në botë, nga deti.

 Edhe pse kritikët mendojnë se ura është thjeshtë një mënyrë që Kina të forcojë autoritetin e saj mbi Hong Kongun, një rajon administrativ i posaçëm, gjysmë-autonom, që nuk e pëlqen shumë autoritetin e Pekinit.

Ndërtimi i urës 55 km të gjatë, që lidh Hong Kongun, Makaun dhe Kinën, përfshin edhe ndërtimin e ishujve artificialë, rrugëve të reja dhe një tuneli nën det. Foto të realizuara më herët këtë muaj tregonin se blloqet e betonit të përdorura për ndërtimin e një prej ishujve, e që thithin dallgët, ishin shkëputur nga barriera mbrojtëse dhe pjesërisht ishin zhytur nën ujë. Fotot kanë ngritur shqetësime për integritetin strukturor të ishullit të ndërtuar nga një kontraktues kinez, që lidh urën me një tunel nën det.

Departamenti i Autostradave të Hong Kongut ka dërguar përfaqësuesit e tij për t’u takuar me projektuesit dhe ka thënë se do të monitorojë punimet në urë për të garantuar që do të plotësohen të gjitha kërkesat. Por, duke reaguar pas publikimit të fotove, zyrtarët në autoritetin e urës Hong Kong-Shuhai-Makau, thanë se vendosja e blloqeve të betonit ishte dizajnuar e tillë. Sipas tyre, blloqet ishin vendosur qëllimisht në mënyrë të çrregullt, për të zbutur presionin në tunelin nën det.

Projekti në ndërtim prej 9 vitesh është shoqëruar me vonesa, padi ligjore dhe mungesë buxheti. Ura, që do të hapej në 2016, pritet të jetë operacionale brenda këtij viti, thonë zyrtarët e Hong Kongut. Mbështetësit e projektit thonë se ura që lidh tre qytete, Hong Kong Makau dhe Shuhai, do të bëjë që zona të shndërrohet në një qendër të rëndësishme ekonomike.

Zyrtarët kishin publikuar foto të ishullit edhe më parë, gjatë tajfunit vdekjeprurës Hato gushtin e kaluar, për të treguar se vetitë mbrojtëse të blloqeve kishin funksionuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...