SHBA, shpërthen motori i avionit në ajër, humbet jetën një grua

E mërkurë, 18 Prill 2018 11:43

Një incident ka ndodhur në Dallas të Nju York-ut ku motori i një avioni me 149 persona në bord ka shpërthyer në ajër dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një pasagjere dhe një tjetër gati ka dalë nga dritarja e thyer.

Autoritetet e aviacionit amerikan kanë njoftuar se njëri nga motorët e avionit ka pësuar dëmtime gjatë fluturimit më 17 prill.

Aeroplani i kategorisë, Boeing 737-700 ka bërë ulje emergjence në Filadelfia.

Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit ka njoftuar se vdekja e 43 vjeçares Jennier Riordan  ka qenë e para në ndonjë aksident të fluturimeve komerciale në SHBA nga viti 2009.

Robert Sumwalt udhëheqësi i bordit, ka pohuar se nga hetimi mbi incidentin e ndodjur është gjetur se një pjesë delikate e motorit ka munguar duke shkaktuar prishje të mjetit të transportit.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 11:58
Login to post comments