Vendimi i Bashkimit Evropian: Shenjat e gishtërinjve do të jenë në ID

E mërkurë, 18 Prill 2018 14:32

Një vendim i fundit i Komisionit Evropian ka sanksionuar që në ID e qytetarëve të jenë edhe shenjat e gishtërinjve. Sipas këtij vendimi shenjat e gishtërinjve të detyrueshme për të gjithë në kartat e identitetit, do të ndihmonin në luftën ndaj terrorizmit.

Shtimi i identifikimit biometrik, përfshirë shenjat e gishtave dhe të dhënat faciale, në kartat e identitetit të Bashkimit evropian, është pjesë e një ligji të propozuar së fundmi me qëllim që t’i privojë terroristët dhe kriminelët nga mjetet dhe hapësira për të vepruar.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian tha se ligji po prezantohej me qëllim që të përmirësohet siguria e kartave ekzistuese dhe të ketë një harmonizim të tyre në të gjithë unionin. Dokumente më të sigurta do të forconin menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE dhe mund të rriste mbrojtjen ndaj falsifikimit dhe mashtrimit, sipas komisionit, por ka edhe rreziqe që lidhen me përdorimin e të dhënave biometrike.

Login to post comments