Poloni, shtyn shoqen teksa kalon autobusi, vajza shpëton për mrekulli

E mërkurë, 18 Prill 2018 21:51

Në Czechowice-Dziedzice, një qytet i vogël në Jug të Polonisë, një adoleshente rrezikon një vit burg pasi ka shtyrë me shaka një mikeshën e saj në trotuar.

Vajza është rrëzuar në rrugë shumë pranë autobusit që lëvizte, por fatmirësisht ka pasur vetëm plagë sipërfaqësore.

Pasi e shtyu mikeshën, vajza e ka ndihmuar shoqen e saj të ngrihet, por ajo është denoncuar nga policia lokale pas pamjeve të kamerës në rrugë.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 20:54
Login to post comments