×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Sulmohet me armë në Siri ekipi i sigurisë së OKB-së

E Enjte, 19 Prill 2018 08:54

Ekipi i sigurisë së OKB-së në Siri, është sulmuar me armë zjarri ndërkohë që mbikëqyrte një prej zonave të dyshuara për përdorimin e armëve kimike përpara mbërritjes së hetuesve ndërkombëtarë.

Inspektorët e Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike ndodhen në Siri për të hetuar ngjarjen e 7 prillit, për të cilën vendet Perëndimore akuzojnë trupat qeveritare se kanë përdorur armë kimike ndaj popullsisë.

Ahmet Uzumçu , drejtori i përgjithshëm i OPAK-së, deklaroi se Departamenti i Sigurisë pranë OKB-së kishte vendosur të kryente një mision paraprak në dy zonat e qytetit të Dumës, përpara mbërritjes së ekspertëve që do të kryejnë ekzaminimet.

“Kur mbërriti në zonën e parë, një turmë e madhe u mblodh dhe e këshilloi ekipin e sigurisë që të tërhiqej. Në zonën e dytë, ekipi u gjend nën një sulm me armë zjarri dhe eksploziv dhe u detyrua të kthehej në Damask”, u shpreh Uzumçu

Jim Mattis, sekretari amerikan i Mbrojtjes,  fajësoi qeverinë siriane se po vonon mbërritjen e inspektorëve në dy vendngjarjet, me qëllim pastrimin e provave përpara se të nisin hetimet.

“Jemi në dijeni të vonesave që regjimi po i shkakton delegacionit, por jemi gjithashtu në dijeni të praktikave të tyre në të kaluarën, për të mbuluar atë që kanë bërë”, tha Mattis.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 08:56
Login to post comments