Ad imageAd image

Tre shtete bllokuan hapësirën ajrore, Sergei Lavrov anulon vizitën e tij në Serbi

1 min lexim

 

Ditën e sotme ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kishte planifikuar të vizitonte Serbinë, por fluturimi i tij është anuluar.

Njoftimi është dhënë nga ministria e jashtme ruse.

- reklamë -
Ad imageAd image

Vizita e tij u anula pas vendimit që Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan transitin në hapësirën e tyre ajrore për fluturimin e eksponentit të Kremlinit për në Beograd.

Më herët presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi vështirësitë për vizitën e Lavrov.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikua? Gjithçka është e planifikuar’ u shpreh Vuçiç ditën e djeshme

Ndani këtë artikull