Dodik takohet me Putinin në Shën Petersburg

Saturday, 18 June 2022 13:31

 

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

Informacioni për takimin mes tyre u publikua vonë, më 17 qershor, në llogarinë zyrtare në Twitter të Dodik.

 

Dodik mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në të cilin foli Putin.

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg nuk ka qenë i pranishëm gati asnjë zyrtar perëndimor

Gjithashtu më 16 qershor, Dodik foli me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Milorad Dodik, i cili është gjithashtu kreu i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, partia kryesore në Republika Sërpska, ka thënë vazhdimisht se ai mbron neutralitetin kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Dodik njoftoi në 12 qershor se ai "nuk do të lejojë nënshkrimin e asnjë dokumenti politik që cilëson në çfarëdo mënyre konfliktet në Ukrainë" gjatë një takimi midis përfaqësuesve të partive politike të Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe Presidentit të Këshillit Evropian Çarls Michel.

Bosnja dhe Hercegovina iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë në bazë të Strategjisë së Politikës së Jashtme dhe detyrimeve sipas Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të Këshillit Evropian, BiH është "harmonizuar me Bashkimin Evropian" në sanksionimin e qindra individëve dhe kompanive nga Rusia./ REL/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...