Nord Stream: CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera

E mërkurë, 28 September 2022 08:29

 

Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Balltikut, pretendon revista gjermane Spiegel.

Qeveria gjermane u informua nga CIA gjatë verës, tha revista, e cila nuk përmendi burimet e saj.

 

Berlini, theksohet në botim, supozon se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 janë për shkak të një "sulmi në shënjestër" .

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë mbi informacionin, shtoi Spiegel.

Mediat gjermane , siç theksohet nga Deutsche Welle , këmbëngulin se Berlini i konsideron sulmet të synuara.

Gazeta Tagesspiegel citon qarqe të shërbimit të sigurisë dhe burime të tjera.

Në bazë të vlerësimeve të para të situatës, “mundësia e një sulmi të mundshëm në fund të detit nuk është diçka e zakonshme. Bëhet vetëm me forca speciale, me zhytës, apo edhe me nëndetëse”, thonë burime të mirëinformuara.

Kujtojmë se funksionimi i Nord Stream 1 u ndal plotësisht në fillim të shtatorit, për shkak të një defekti teknik në një pompë, të paktën sipas asaj që raportoi pala ruse.

Nord Stream 2, ndonëse plotësisht gati, nuk ishte kurrë funksional, gjithsesi, të dy kanalet ishin plot me gaz.

Modifikuar më E Enjte, 29 September 2022 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...