Përmbledhje/ 'Do të përparojë kudo ku gjendet Hamasi', çfarë po ndodh në Rripin e Gazës

Saturday, 18 November 2023 12:09

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, admirali Daniel Hagari, ka thënë se trupat izraelite do të avancojnë kudo ku gjendet Hamasi, duke përfshirë pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ditët e fundit, ka pasur indikacione në rritje  se një ofensivë tokësore në pjesën jugore të enklavës mund të jetë e pashmangshme. 

 

Udhëheqësit izraelitë kanë deklaruar se  pjesa veriore e Gazës , përfshirë qytetin e Gazës, është tani nën kontrollin e Izraelit. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ofruar pak informacion në lidhje me planin e tij të operacionit pas-ushtarak për Gazën. 

 

Ndërkohë, më shumë karburant u lejua në Gaza të premten pasi sistemet e ujit dhe kanalizimit janë në prag të kolapsit , tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi. 

Mungesa e karburantit ka ndikuar edhe në gjendjen e rëndë në spitale, mjekët janë shprehur se operacionet janë ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Gjithashtu, palët negociuese po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza. 

Kjo vjen pasi të paktën dy pengje u gjetën të vdekur në enklavë gjatë dy ditëve të fundit, tha ushtria izraelite.

Këtu janë gjërat kryesore për të ditur:

E fundit për spitalet në Gaza: Nga 35 spitalet në Gaza, 26 janë mbyllur për shkak të dëmtimit nga bombardimeve izraelite ose mungesës së karburantit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Autoritetit Palestinez në Ramallah, duke cituar burime mjekësore nga enklava e kontrolluar nga Hamasi. 

Shumica e pacientëve të njësisë së kujdesit intensiv në spitalin Al-Shifa, të cilët ishin në ventilatorë për shkak të mungesës së karburantit dhe oksigjenit, kanë vdekur, tha një mjek atje për Al-Jazeera. 

Spitali, i cili është më i madhi i Gazës,  po përballet me një mungesë të madhe  të nevojave themelore si uji dhe energjia elektrike në ndërtesat kryesore të kompleksit, tha Dr. Ahmad Mofeed Al-Mokhalalati.

Izraeli vendos të lejojë 2 kamionë me karburant në ditë që të hyjnë në Gaza: Dy cisterna me karburant kanë hyrë në Gaza përmes  vendkalimit Rafah të premten, tha një agjenci qeveritare izraelite. Lajmi vjen menjëherë pasi kabineti i luftës i Izraelit miratoi një masë për të  lejuar dërgesat e rregullta  në enklavën e rrethuar, pas javëve të presionit nga zyrtarët amerikanë dhe udhëheqësve të tjerë globalë. 

Sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pjesa më e madhe e karburantit do të depozitohet në një depo në Rafah, ku do të përdoret nga kamionët e agjencisë së ndihmës së OKB-së dhe për mbështetjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit, depozitimin e mbeturinave, furrat e bukës dhe spitalet në Gazën jugore. 

Një pjesë më e vogël do të përdoret për energjinë e gjeneratorëve për telefonat celularë dhe internetin. Disa anëtarë të qeverisë izraelite e kanë kritikuar këtë vendimin. 

Burimet e ujit të pijshëm zvogëlohen: Një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë përdorimin e ujit si  "armë lufte"  në Gaza. 

Dehidratimi dhe sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e ujit po rriten  në enklavë, tha Pedro Arrojo-Agudo, raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut për ujë të pijshëm dhe kanalizime të sigurta. 

Për ditë të tëra, organizatat humanitare, duke përfshirë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), kanë theksuar nevojën e karburantit për të operuar në stacionet e shkripëzimit dhe pompat e ujit në Gaza. Sipas UNRWA, afërsisht 70% e njerëzve në Gaza tani po pinë ujë "të kripur dhe të kontaminuar".

Modifikuar më Saturday, 18 November 2023 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...