Ad imageAd image

U pengua teksa ngjiste shkallët e avionit, incidenti i Biden bëhet viral

1 min lexim
Presidenti i SHBA, Joe Biden, shpesh herë bëhet viral me incidentet që i ndodhin në publik. Jo një herë, por dy herë, Joe Biden u pengua gjatë hipjes në ‘Air Force One’ në Los Angeles.
 

Incidenti ndodhi pavarësisht faktit se një shkallë më e shkurtër u përdor për të hipur në avionin presidencial të SHBA. 

 

Videoja më poshtë tregon momentin e pengimit të dyfishtë të Bidenit, teksa ai hipi në aeroplan në bazën e Forcave Ajrore Andrews.

Për fat, ai ia doli të mbante dorezën të dyja herët për të shmangur rrëzimin.

 
Ndani këtë artikull