'Bomba’ e ish-drejtorit të Sorosit: Raportet e ‘Freedom House’ janë propagandë, mbështesin miqtë e tyre në pushtet

E Enjte, 11 Prill 2024 21:19

Organizata amerikane ‘Freedom House’ publikoi sot raportin e përvitshëm ‘Vendet në tranzicion’.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ‘krahu politik që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha është shndërruar në një grup të dhunshëm që duket se dëshiron të stabilizojë vendin’. 

 

Ndërkohë më vonë, te sqarimet se ku e kanë bazuar këtë qëndrim, ata thonë se një gjë të tillë ua kanë thënë interlokutorët socialistë.

Kaq mjafton për të kuptuar se ky është një tjetër skandal në kuadrin e raporteve që hartohen nga kjo organizatë, e cila është akuzuar për lidhje me miliarderin majtist, George Soros.

Në vitin 2018, qeveria hungareze e akuzoi zyrtarisht ‘Freedom House’ se vepron si vegël e Sorosit.

Ndërkohë mediat hungareze publikuan para disa kohësh një intervistë të rrjedhur nga ish-drejtori i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur të Sorosit, Andrej Nosko.

Gjatë kësaj interviste, ai thotë se se organizata‘Freedom House është kthyer’ në një zëdhënëse të Sorosit.

Në intervistë, Nosko shprehet se ‘Freedom House’ nuk prodhon raporte me analiza, por në vend të tyre bën agjitacion dhe propagandë.

“Në thelb, [sipas Freedom House] sa herë që janë miqtë tuaj, ata që janë në qeveri, atëherë vendi po ecën mirë. Nëse nuk janë miqtë tuaj në qeveri, atëherë çfarëdo që të bëjnë, thjesht nuk është mjaft e mirë,” tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...