Sulmi ndaj Izraelit, reagon Trump: Nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha unë president

Diel, 14 Prill 2024 18:04

 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Në një reagim në median sociale ‘Truth Social’, Trump theksoi se, sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte ai vetë.

"Kjo nuk duhet të lejohej të ndodhte kurrë - kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President!, shkruan Trump në ‘Truth Social’. 

Sakaq, Joe Biden ka kërkuar një takim me liderët e G 7, ku përfshihen vendet më të industrializuara të botës ku do të diskutohen hapat e mëtejshme të situatës midis Izraelit dhe Iranit.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të G7, ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin. Një takim tjetër urgjent pritet të mbahet edhe në Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi të njëjtën tematikë. Takimi i Këshillit të Sigurimit është kërkuar nga vetë Izraeli.

Ushtria izraelite bëri të ditur se Franca ishte ndër vendet e përfshira në mbrojtjen kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit. "Franca ka teknologji shumë të mirë, avionë, radarë, tha zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit. Për sa i përket Kinës, ajo nuk i ka dënuar sulmet e Iranit. Në një deklaratë të dielën, ajo tha se ishte "thellësisht për përshkallëzimin aktual", dhe bëri thirrje "palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve".

Modifikuar më Diel, 14 Prill 2024 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...