Ad imageAd image

Qëllohet me armë kryeministri i Sllovakisë

2 min lexim
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur, sipas raportimeve të mediave lokale.
 

Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet. 

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.

Handlova është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.

Në një video shihen disa burra që nxitonin për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova. BBC nuk e ka verifikuar ende pamjen.

Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.

Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Image

ImageImageImage

Ndani këtë artikull