Borell pret që BE të heqë sanksionet ndaj Kosovës: Nuk dua të dorëzohem!

Tuesday, 25 June 2024 12:49
 

Është publikuar agjenda e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel që mbahet të mërkurën. BE-ja njoftoi se fillimisht Borrell e Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15, që do të pasohet me takim trepalësh.

Ndërkohë dje në orët e pasditës, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell mbajti konferencë për media. Përveç të tjerave, ai foli edhe lidhur me takimin Kurti-Vuçiç. 

 

Ai theksoi se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, njofton RTK. "Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Ohrit. Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t'i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, veçanërisht në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin tim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës", ka deklaruar Borell.

Ai tha se pret që këto sanksione të hiqen. "Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po, të paktën ky është propozimi im, qoftë edhe në formë graduale, por shpejt, kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se Dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...