Zgjedhjet/ Le Pen pas raundit të parë: Demokracia ka folur, kampi i Macron praktikisht i fshirë

Diel, 30 June 2024 22:41
 

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar sapo u është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonën e saj veriore të Henin-Beaumont.

"Demokracia ka folur dhe francezët kanë vënë RN dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron," thotë ajo, raporton BBC.

 

Ajo shton se njerëzit në mënyrë të qartë duan të kthejnë faqen pas shtatë vitesh "sundimi përbuzës dhe gërryes" dhe u kërkon njerëzve që të votojnë përsëri për RN të dielën e ardhshme në raundin e dytë të zgjedhjeve.

"Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që [udhëheqësi i RN] Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave," shton ajo.

Francezë kanë hedhur votën e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Qendrat e votimit janë mbyllur tashmë, ndërsa exit poll -et e para kanë treguar kryesimin e partisë së Marine Le Pen, ashtu siç edhe pritej.

Vlerësimet e transmetuara nga BFMTV tregojnë se Fronti Kombëtar të Le Pen ka 33% të votave, Fronti i Ri Popullor, koalicioni i Qendrës dhe të Majtës, 28.5%, ndërsa e treta është Aleanca Qendrore e Ansamblit e presidentit Emmanuel Macron me 22%.

Për sa i përket partive të tjera, republikanët janë në 10.5%, ndërsa midis 0.5% dhe 2% kanë partitë e majta dhe të djathta ekstreme që hynë në zgjedhje jashtë koalicioneve.

Modifikuar më Diel, 30 June 2024 22:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...