JD Vance: Soros dhe Obama vendosën të heqin Biden dhe të caktojnë Harrisin! Ky është kërcënim për demokracinë

E mërkurë, 24 July 2024 10:46
 

Senatori JD Vance, i përzgjedhur si kandidat për zëvendëspresident nga republikanët, deklaroi në mitingun e tij të parë vetëm në Ohajo pas nominimit, se Kamala Harris është një kërcënim për demokracinë.

Senatori po fliste në tubimin e parë që kur Donald Trump e shpalli si kandidat për zëvendëspresident.

JD Vance tha se Kamala Harris është përzgjedhur si kandidate për presidente pa asnjë ndikim nga vota e demokratëve.

“Ideja e zgjedhjes së kandidatit të Partisë Demokratike qenka që George Soros dhe Barack Obama me një çift demokratësh elitarë të futen në një dhomë plot tym dhe të vendosin të hedhin Joe Biden në det?! Nuk funksionon kështu,” tha politikani amerikan në qytetin e tij të lindjes në Middletown.

Votuesit nuk do të kenë kontribut të drejtpërdrejtë në përcaktimin e kandidatit demokrat sepse Biden u tërhoq nga gara pasi u mbajtën zgjedhjet paraprake dhe ai mblodhi votat e tyre.

“Mesazhi im për demokratët që janë të neveritur nga ky proces, të neveritur nga sa antidemokratik është ky proces, ju jeni të mirëpritur në Partinë Republikane, ku ne mendojmë të bindim votuesit dhe të mos i gënjejmë ata,” tha Vance në tubimin e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...