Qeveria siriane sulmon militanët e ISIS në Damask

Hënë, 23 Prill 2018 18:37
Foto ilustruese Foto ilustruese

Forcat qeveritare siriane kanë avancuar drejt territoreve ku gjenden militantët e Shtetit Islamik në jug të Damaskut, duke synuar që të largojnë militantët nga ky territor, ka raportuar media shtetërore siriane.

Zona në jug të Damaskut, është zona e fundit e kryeqytetit që nuk kontrollohet nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Ndërkaq, kryengritësit që kanë qenë në zonat përreth, janë evakuuar në rajonet e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

Televizioni shtetëror al-Ikhbariya ka thënë se Qeveria shpreson të izolojë IS-in në lagjen Hajar al-Aswad. Qindra militantë janë ende në Hajar al-Aswad dhe në kampin e refugjatëve palestinezë në Yarmouk.

Militantët e IS-it ishin pajtuar javën e kaluar që të largohen nga këto zona, por deri më tani militantët nuk kanë nisur të dorëzohen.

Grupi militant IS-is ka thënë se Qeveria ka sulmuar nga ajri dhe ka shkatërruar shumë pjesë të këtyre lagjeve.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se prej javës së kaluar, kur nisën luftimet në këtë zonë, shumica e refugjatëve në kampin Yarmouk janë detyruar të largohen për në zona të sigurta. /rel/.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...