Ad imageAd image

Shefi i NATO-s: Përgatituni për një luftë të gjatë që mund të përfundojë vetëm në tryezë

1 min lexim

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar vendet perëndimore se lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Pas takimit me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ditën e djeshme, Stoltenberg tha se NATO duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në atë që po shndërrohet në një konflikt të gjatë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Duhet të jemi të prgatitur për një kohë të gjatë, sepse ajo që shohim është një luftë e shndërruar në një luftë shkatërrimi me ukrainas që po paguajnë shtrenjtë për mbrojtjen e vendit të tyre dhe me Rusinë që po regjuistron shifra të larta të vrarësh,” tha ai.

Stoltenberg shprehet se kjo luftë ka gjasa të përfundojë në tavolinën e negociatave. Sipas tij vendet perëndimore duhet t’i mbështesin të dy vendet në tryezën e negocatave, pasi ajo lidhet ngushtë me atë që po ndodh në fushëbetejë.

“Kjo është e vetmja mënyrë që të dy palët të arrijnë një rezultat të kënaqshëm për këtë konflikt,” shtoji ndër të tjera Stoltenberg

Ndani këtë artikull