Video që po shihni është xhiruar në Curili, një arkipelag me 60 ishuj që gjendet mes ekstremit Veri-Lindor japonez të Hakkoido dhe gadishullit rus të Kamchatka-s. Disa burra në bordin e një motoslite kanë ndjekur një ari, ndoshta i sapo zgjuar nga gjumi i tij letargjik.
Kafsha i cili është rrethuar nga dy motoslitat ka ndaluar vrapimin dhe është përpjekur të mbrohet, duke sulmuar një nga dy burrat në një prej moto-slitave.
Ky i fundit ka shpëtuar për një fije nga putra e kafshës me sa duket të frikësuar.
Videoja e publikuar në “Youtube”, ka ngjallur polemika në rrjetet sociale, mes përdoruesve të internetit dhe autoriteteve ruse, që drejtojnë arkipelagun.
‘Sjellja e dy burrave është shumë e keqe’,- ka thënë Danila Dudarev, zëvendës ministre për gjuetinë dhe pyjet në Curili.
‘Njerëzit janë në kërkim të filmimeve spektakolare për t’i ndarë në rrjetet sociale, pa menduar për dëmin e madh që i shkaktojnë kafshëve.
Arinjtë, nëse nuk i provokon, nuk janë agresivë, ndërsa është e mundur që kafsha herën tjetër të sulmojë një person në bodin e një motorslite, sepse atij i mbetet kujtimi i frikës’,- ka thënë ekspertja.
“Siberian Times” raporton edhe për disa komente indinjuese të përdoruesve rus në rrjetet sociale. Dhe reagimi indinjues është unanim…
‘Kjo tregon që njerëzit janë më egërsira se kafshët’,– thuhet në një prej komenteve.


