Përpara se të ishte pjesë e familjes mbretërore angleze, Meghan Markle ëndërronte të bëhej një yll kinemaje.
Ajo që hidhte hapat e parë në skenë në një muzikal së bashku me të, kur ishin adoleshente, ishte edhe një vajzë shumë e re Katharine McPhee, që sot është këngëtare, modele dhe protagoniste filmash dhe serive tv.
Ka qenë pikërisht ajo që ka ndarë në Instagram, një foto kur ato ishin në një prej debutimeve të tyre të para si artiste.
Që nga ajo kohë ka kaluar shumë kohë, por të dyja kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre: Unë dhe Meghan bënim muzikal së bashku që kur ishim fëmijë. Ajo u bë Dukesha e Sussex, ndërsa unë një yll i West End” shkruan Mc Phee. Fotoja e tyre në Instagram ka marrë shumë like dhe komente.